Lokale

SHFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash përfiton donacion me pajisje digjitale nga CIMIC Italian

07.05.2026. 2 min čitanja

🖥️ SHFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash përfiton donacion me pajisje digjitale nga CIMIC Italian width= width= Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash ka pranuar sot një donacion të vlefshëm me mjete digjitale dhe pajisje teknologjike nga CIMIC Italian, donacion që synon avancimin e procesit mësimor dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit. width= width= Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë komandanti Federico Mora, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini me stafin e tij, drejtori i shkollës Mehadin Grdellaj, si dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Zeni Krasniqi. width= width= Donacioni përfshin laptopë, printerë dhe projektorë, pajisje të cilat do të ndihmojnë në modernizimin e procesit edukativo-arsimor dhe në krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënie dhe nxënie bashkëkohore. width= width= Drejtori i shkollës, Mehadin Grdellaj, falënderoi përfaqësuesit e CIMIC Italian dhe Komunën e Dragashit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se pajisja e shkollës me mjete digjitale mbetet një ndër prioritetet kryesore të institucionit. width= Nga shkolla u shpreh mirënjohje për këtë kontribut të çmuar dhe për përkrahjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe nxënësve. width= — Dragash Info