Lokale

Shënohet Dita e Shkollës në SHML “Ruzhdi Berisha” me aktivitete edukativo-shkencore

15.04.2026. 2 min čitanja

Shënohet Dita e Shkollës në SHML “Ruzhdi Berisha” me aktivitete edukativo-shkencore width= width= width= Dragash, 15 prill 2026 Me rastin e shënimit të Ditës së Shkollës, në sallën e aktiviteteve kulturore të Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash u organizua një aktivitet i veçantë me karakter edukativ dhe shkencor.   Në kuadër të këtij organizimi, nxënësit dhe stafi patën mundësinë të ndjekin dy ligjërata të mbajtura nga mësimdhënës të kësaj shkolle, të cilat trajtuan tema aktuale dhe me rëndësi për zhvillimin arsimor dhe mjedisor.   Mësimdhënësja e lëndëve teknologjike, Valmira Skeraj, prezantoi ligjëratën me temën “Roli i aplikacioneve digjitale në përmirësimin e procesit të nxënit te nxënësit”, duke theksuar rëndësinë e integrimit të teknologjisë në mësimdhënie dhe ndikimin pozitiv të saj në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së të nxënit.   Ndërkohë, mësimdhënësi Driton Sallahu mbajti ligjëratën me temën “Biodiversiteti në komunën e Dragashit”, ku paraqiti vlerat natyrore të zonës dhe rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit për të ardhmen e qëndrueshme.   Aktiviteti u mirëprit nga nxënësit dhe stafi i shkollës, duke kontribuar në pasurimin e njohurive dhe nxitjen e interesimit për tema bashkëkohore, shkencore dhe mjedisore.   Drejtoria e shkollës vlerësoi këtë organizim si një hap të rëndësishëm në promovimin e edukimit cilësor dhe ndërgjegjësimit të nxënësve për sfidat e kohës.   — Dragash Info