Lokale

Edukimi shpëton jetë – QKMF Dragash trajnon nxënësit për reagim në situata urgjente

15.04.2026. 2 min čitanja

Edukimi shpëton jetë – QKMF Dragash trajnon nxënësit për reagim në situata urgjente width= width= width= Dragash, 15 prill 2026   Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash ka organizuar sot një ligjëratë trajnuese me karakter edukativ për nxënësit e klasave 7, 8 dhe 9 të shkollës “Fetah Sulejmani”, me qëllim rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit për situatat urgjente shëndetësore.   Trajnimi është realizuar nga stafi mjekësor, përkatësisht Dr. Besiana Refiku dhe infermieri Arhimet Sulejmani, të cilët kanë ndarë njohuri praktike dhe profesionale me nxënësit.   Gjatë këtij aktiviteti janë trajtuar tema tejet të rëndësishme, përfshirë:   Ofrimin e ndihmës së parë   Menaxhimin e gjakderdhjeve   Zbatimin e manovrës Heimlich në rastet e ngulfatjes   Trajtimin e djegieve   Nxënësit patën mundësinë të mësojnë në mënyrë praktike se si të reagojnë në situata emergjente, duke fituar aftësi jetike që mund të bëjnë dallimin në shpëtimin e jetëve.   Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Dragashit. Nga organizatorët u bë e ditur se këto trajnime do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha shkollat e komunës.   QKMF “Adem Berisha” – Dragash mbetet e përkushtuar në promovimin e edukimit shëndetësor dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për reagim të shpejtë dhe efikas në raste emergjente.   — Dragash Info