Rinia

Leon Shala nga Dragashi shkëlqen në garat evropiane të Shkencave Kompjuterike

15.04.2026. 2 min čitanja

Leon Shala nga Dragashi shkëlqen në garat evropiane të Shkencave Kompjuterike width= Një sukses i jashtëzakonshëm vjen nga treva e Opojës, ku i riu Leon Shala nga fshati Brezne ka arritur rezultate të larta në garat e Shkencave Kompjuterike në nivel evropian.   Leon Shala ka treguar përgatitje dhe përkushtim të madh, duke u renditur ndër më të mirët në këto gara prestigjioze. Ai ka arritur të fitojë:   🥇 Vendin e parë në dy teste   🥈 Vendin e dytë në një test tjetër   Ky rezultat e ka pozicionuar atë në krye të listës së garuesve, duke përfaqësuar me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe duke dëshmuar potencialin e madh të të rinjve nga Dragashi në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.   Në një reagim të tij, Leoni është shprehur se ndihet jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për arritjet, duke theksuar se përpjekjet dhe përkushtimi i tij në shkencat kompjuterike po japin frytet e veta.   Ky sukses konsiderohet një motivim i madh për të rinjtë e tjerë që synojnë të ndjekin rrugën e dijes dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.   — Dragash Info