Lokale

Rritet çmimi i bukës në Dragash nga e mërkura – 0.60 € për një bukë

21.04.2026. 2 min čitanja

Rritet çmimi i bukës në Dragash nga e mërkura – 0.60 € për një bukë   Nga nesër (e mërkurë), në komunën e Dragashit do të hyjë në fuqi rritja e çmimit të bukës, duke përfshirë të dy trevat, Opojën dhe Gorën.   Sipas informacioneve nga terreni, çmimi i një buke do të jetë 0.60 euro, duke shënuar kështu një rritje krahasuar me çmimin aktual. Kjo lëvizje pritet të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve, duke qenë se buka është ndër produktet bazë të konsumit të përditshëm.   Furrtarët e arsyetojnë këtë rritje me shtrenjtimin e lëndëve të para, energjisë elektrike dhe kostove të tjera operative, të cilat, sipas tyre, kanë bërë të pamundur mbajtjen e çmimit të mëparshëm.   Nga ana tjetër, qytetarët shprehin shqetësim për rritjen e vazhdueshme të çmimeve, duke kërkuar më shumë kontroll dhe masa mbështetëse nga institucionet përkatëse.   Mbetet të shihet nëse kjo rritje do të pasohet edhe nga produkte të tjera ushqimore në ditët në vijim.   — Dragash Info