Lokale

Ligjëratë vetëdijësuese për dhunën në familje në SHFMU “Ulina” në Kosavë

21.04.2026. 2 min čitanja

Ligjëratë vetëdijësuese për dhunën në familje në SHFMU “Ulina” në Kosavë width= Në ambientet e SHFMU “Ulina” në Kosavë është organizuar një ligjëratë vetëdijësuese me temën “Dhuna në familje dhe pasojat e saj”, e mbajtur nga përfaqësues të Stacionit Policor në Dragash.   Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe rritja e ndërgjegjësimit tek nxënësit lidhur me format e ndryshme të dhunës në familje, pasojat që ajo sjell për individin dhe shoqërinë, si dhe mënyrat e raportimit dhe kërkimit të ndihmës në raste të tilla.   Gjatë ligjëratës, nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë për rëndësinë e reagimit në kohë, rolin e institucioneve të sigurisë dhe mbështetjen që ofrohet për viktimat e dhunës. Ky aktivitet u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt edukimit dhe parandalimit të dukurive negative në shoqëri.   Nga ana e shkollës u shpreh mirënjohje për Policinë e Kosovës për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në edukimin dhe mbrojtjen e komunitetit.   — Dragash Info