Rrëshqitje gurësh në rrugën Dragash – Restelicë, rrezik për qarkullimin
Rrëshqitje gurësh në rrugën Dragash – Restelicë, rrezik për qarkullimin Në segmentin rrugor Krushevë – Globoqicë, në aksin magjistral Dragash – Restelicë, janë evidentuar rrëshqitje gurësh që po paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit në trafik. Siç shihet edhe nga pamjet në vendngjarje, gurë të mëdhenj kanë rënë në rrugë, duke vështirësuar kalimin dhe duke rritur rrezikun për aksidente, veçanërisht në kushte të motit të lagësht. Apelohet tek të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment, të reduktojnë shpejtësinë dhe të jenë të vëmendshëm ndaj rrezikut nga rrëshqitjet e mundshme. Njëkohësisht, kërkohet nga institucionet lokale dhe ato qendrore që të ndërmarrin masa urgjente për sanimin e gjendjes aktuale dhe të angazhohen për një zgjidhje afatgjatë, në mënyrë që kjo rrugë të bëhet e sigurt për qarkullim dhe të shmangen rreziqe të tilla në të ardhmen. — Dragash Info