Qendrore

Prof. Shaip Buduri reagon ndaj deklaratës së Fatos Gecit: Gjuhë e rrezikshme dhe e papranueshme

22.04.2026. 2 min čitanja

Prof. Shaip Buduri reagon ndaj deklaratës së Fatos Gecit: Gjuhë e rrezikshme dhe e papranueshme width= Profesori Shaip Buduri ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Fatos Gecit, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe moralisht të papranueshme. Sipas Budurit, krahasimi i bërë ndaj Hashim Thaçit përbën degradim të skajshëm të debatit politik dhe një përpjekje të ulët për të tërhequr vëmendje përmes gjuhës së urrejtjes. Ai thekson se një retorikë e tillë përçmon jo vetëm figurat që kanë qenë pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës, por edhe sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e vendit. “Liria nuk u fitua me deklarata populiste, por me gjak dhe sakrificë”, vlerëson Buduri, duke shtuar se kjo nuk është kritikë politike, por tentativë për të ndërtuar kapital politik mbi përçarje dhe gjuhë ekstreme. Profesori e cilëson edhe më paradoksale faktin që vetë familja e Gecit ka dhënë kontribut në luftë, duke theksuar se deklarata të tilla bien ndesh me vlerat që ajo luftë përfaqëson. Në reagimin e tij, Buduri apelon që deklarata të tilla të dënohen nga të gjithë, pasi sipas tij, “politika e urrejtjes nuk është guxim, por mungesë argumentesh”. — Dragash Info