Bleron Baraliu kritikon ashpër deklaratat e Fatos Gecit: Gjuhë përçarëse dhe e papranueshme
Bleron Baraliu kritikon ashpër deklaratat e Fatos Gecit: Gjuhë përçarëse dhe e papranueshme Analisti Bleron Baraliu ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, duke e cilësuar atë si përçarëse dhe të papranueshme për diskursin publik. Baraliu ka kritikuar tone të tilla, duke theksuar se ato ndikojnë negativisht në debatin politik dhe në klimën shoqërore në vend. Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë: “Vini Re, dhe dëgjoni ju cuba brishtëprerë të jugosllavisë që nga mbeturina xhirizesh titiste jeni ricikluar sëpari përmes Lidhjes Demokratike dhe tani keni gjetur strehë në prehërin e Vetëvendosjes: mos e prekni UÇKnë, se as qielli nuk ka yje dhe energji sa zemra e shqiptarit mban guxim e zjarr për atdhe e komb! Ato fjalimet e juaja që i keni të shkruara në shkinisht, e nuk i lexoni dot të përkthyera n’shqip, mbani si i keni të hartuara nga baballarët tuaj kuislingë në beograd e kralevë, se në Kosovë nuk ju kalojnë më dot! Urtësinë dhe mëshirën tonë mos e keqkuptoni për dobësi a frikë, sepse ne jemi ngritur kundër përbindëshve fashistë 100fish më të armatosur e gjakëpirës pa asnjë mëdyshje as ngurrim kur kemi patur vetëm sëpata e tfurqë, dhe as nuk kemi frikë të ua tregojmë vendin sërish secilit batakçi e derbederr që sillet vërdallë duke shtyrë para agjendat e armiqëve e fashistëve të s*rbisë nga beligradi e moska, e qoftë deri në Hagë. Mos, mjaft më, mos luani me zjarr, se ferrin keni për të gjetur!” Kjo deklaratë ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen mbi gjuhën e përdorur në politikë dhe ndikimin e saj në shoqëri. — Dragash Info