Qendrore

Ganimete Musliu dënon gjuhën ofenduese ndaj Vlora Çitakut: Zëri ynë nuk do të heshtet

22.04.2026. 3 min čitanja

Ganimete Musliu dënon gjuhën ofenduese ndaj Vlora Çitakut: Zëri ynë nuk do të heshtet   Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku, duke e dënuar atë si të papranueshme dhe shqetësuese për shoqërinë. Në një reagim publik, Musliu thekson se fyerjet, kërcënimet dhe bullizimi nuk duhet të normalizohen në diskursin publik, duke shtuar se ajo personalisht nuk është viktimizuar asnjëherë, por gjithmonë ka reaguar fuqishëm kundër këtyre dukurive. Ajo nënvizon se reagimi i saj nuk bëhet për shkak të ndonjë frike apo ndjenje ofendimi të individëve, por për të dërguar një mesazh të qartë kundër çdo forme të sulmit ndaj grave në politikë dhe shoqëri. Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të saj: “ZËRI YNË DO TË JETË GJITHMONË MË I FORTË SE ÇDO TENTATIVË PËR TA SHUAR ATË. Sa herë më kanë ofenduar, më kanë paragjykuar, bullizuar e më kanë kërcënuar, asnjëherë nuk jam viktimizuar dhe nuk kam kërkuar mbështetje apo mbrojtje nga askush. Ama kam reaguar fuqishëm dhe me zë të lartë kundër tendencës që sharjet, fyerjet e kërcënimet të bëhen normë, të bëhen standard në vendin tonë. Edhe sot e dënoj ashpër gjuhën që u përdor ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Jo pse Vlora ndjehet e ofenduar as që ja ka frikën dikujt por për t’i treguar secilit që merr guximin të ofendojë, linçojë apo kërcënojë një grua, se rruga jonë është rrugë e trasuar nga gra që kanë sfiduar mentalitete kanë thyer barriera kanë mposhtur armiq dhe nuk janë zmbrapsur asnjëherë para padrejtësisë nga kushdo që ka ardhë. Prandaj, kushdo që mendon se mund të na heshtë me fyerje apo kërcënime, gabon rëndë. Ne nuk tërhiqemi, nuk frikësohemi dhe nuk ndalemi. Zëri ynë do të jetë gjithmonë më i fortë se çdo tentativë për ta shuar atë.” Kjo deklaratë ka nxitur reagime në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen mbi rëndësinë e respektit dhe etikës në komunikimin publik, veçanërisht ndaj grave në politikë. — Dragash Info