Qendrore

Pesë prokurorë në garë për postin e Kryeprokurorit të Shtetit

11.06.2026. 1 min čitanja

  Janë bërë publikë emrat e pesë prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës. Sipas raportimeve të publikuara nga “Betimi për Drejtësi”, konkursi për këtë pozitë është mbyllur më 10 qershor, ndërsa në garë janë këta kandidatë: Atdhe Dema – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Naim Abazi – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Rafet Halimi – Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Shqipdon Fazliu – Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit; Zejnullah Gashi – Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit pritet të vazhdojë me fazat e vlerësimit dhe intervistimit të kandidatëve, përpara marrjes së vendimit përfundimtar nga institucionet përgjegjëse. /Dragash Info/