Qendrore

PDK mobilizohet urgjentisht: Thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

28.04.2026. 2 min čitanja

Prishtinë, 28 prill — Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka intensifikuar veprimet politike, duke mbledhur urgjentisht kryetarët e degëve në nivel vendi, menjëherë pas takimit të Kryesisë. Nga kjo mbledhje është kërkuar mobilizim i plotë i strukturave partiake, me theks të veçantë në reagimin ndaj zhvillimeve të fundit politike që, sipas kësaj partie, cenojnë rendin kushtetues. PDK ka bërë të ditur se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës, duke u angazhuar përmes mjeteve demokratike dhe institucionale. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar reagim të organizuar në rast të vazhdimit të procedurave që i konsiderojnë antikushtetuese. “Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, është shprehur ai. PDK thekson se do të jetë në vijën e parë të përpjekjeve për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, duke përdorur të gjitha format demokratike për të ndalur, siç thuhet, përmbysjen e rendit kushtetues. — Dragash Info