Lokale

Pas 37 vitesh shërbim, pensionohet mjeku Dr. Mstan Sadiki

08.07.2026. 2 min čitanja

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Berisha”në Dragash është organizuar ceremonia e pensionimit të mjekut Dr. Mstan Sadiki, i cili, pas 37 vitesh pune dhe përkushtimi në shërbim të qytetarëve, ka përfunduar karrierën e tij profesionale.   Në këtë ceremoni morën pjesë menaxhmenti dhe stafi i QKMF-së, të cilët shprehën mirënjohjen dhe respektin për kontributin e çmuar të Dr. Sadikit në ofrimin e kujdesit shëndetësor ndër vite.   U vlerësua lart profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi i tij, duke theksuar se ai ka lënë gjurmë të rëndësishme në institucion dhe ka shërbyer si shembull për gjeneratat e reja të punonjësve shëndetësorë.   Në emër të kolektivit të QKMF-së, Dr. Mstan Sadikit iu shprehën falënderime për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë karrierës së tij, ndërsa iu uruan shëndet të mirë, lumturi dhe një pension të qetë e të mbushur me gëzim pranë familjes.   /Dragash Info/