Qendrore

Paralajmërim për qytetarët: Shfaqen raste të shitjes së certifikatave të rreme në Kosovë

16.04.2026. 2 min čitanja

Paralajmërim për qytetarët: Shfaqen raste të shitjes së certifikatave të rreme në Kosovë   Prishtinë – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fenomen shqetësues që është shfaqur kohëve të fundit, ku persona të ndryshëm po falsifikojnë dhe shesin certifikata të rreme në emër të këtij institucioni përmes platformave online dhe rrjeteve sociale.   Sipas njoftimit zyrtar, këto veprime përbëjnë mashtrim dhe cenojnë besimin në institucionet publike. APRK thekson se çdo certifikatë e lëshuar nga ky institucion është e verifikueshme përmes kanaleve zyrtare dhe lëshohet vetëm sipas procedurave ligjore në fuqi.   Institucioni u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e ofertave të dyshimta që premtojnë certifikata të shpejta apo pa procedura ligjore.   Po ashtu, rikujtohet se blerja apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.   APRK fton të gjithë qytetarët që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë menjëherë pranë organeve kompetente ose drejtpërdrejt në institucion, në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtyre mashtrimeve.   Autoritetet theksojnë se bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për ruajtjen e integritetit institucional dhe mbrojtjen nga aktivitetet e paligjshme.   — Dragash Info