Lokale

Ngjarje e rëndë në Dragash: Dyshohet për vrasjen e një imami në Zlipotok

30.06.2026. 1 min čitanja

Dragash – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Dragashit, pasi gjatë orëve të mesnatës së mbrëmshme në fshatin Zlipotok dyshohet se ka ndodhur një vrasje.   Burime të sigurta për Dragash Info bëjnë të ditur se viktima është një imam i njohur në këtë zonë, ndërsa i dyshuari për rastin raportohet të jetë një bashkëfshatar i tij.   Policia dhe organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.   Dragash Info do të vazhdojë të raportojë për këtë rast sapo të ketë informacione të reja dhe konfirmime zyrtare.   /Dragash Info/