Kulturë

Komuna e Dragashit hap thirrje publike për subvencionimin e projekteve kulturore

14.05.2026. 2 min čitanja

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Dragashit ka shpallur thirrje publike për organizatat jo-qeveritare që veprojnë në territorin e komunës, me fokus në fushën e kulturës.   Sipas thirrjes, OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës mund të aplikojnë për mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve kulturore në Komunën e Dragashit, përkatësisht për:   organizimin e manifestimeve në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, dhe   organizimin e Festivalit Ballkanik të Folklorit të Valleve “Opoja Vallëzon”.     Komuna ka bërë të ditur se projektet do të vlerësohen nga një komision profesional prej pesë anëtarësh, bazuar në kriteret administrative, cilësinë dhe originalitetin e projektit, kapacitetin organizativ dhe ndikimin në afirmimin e komunës së Dragashit.   Afati për aplikim është nga 13 maji 2026 deri më 3 qershor 2026, ndërsa aplikacionet duhet të dorëzohen fizikisht në Zyrën e Protokollit në ndërtesën e Komunës së Dragashit.   Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të që janë të regjistruara në Kosovë dhe që zhvillojnë aktivitete në fushën e kulturës, rinisë dhe turizmit në territorin e komunës së Dragashit.   Komuna ka theksuar se projektet që nuk i bashkëngjisin dokumentet e kërkuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës.