Haxhiu: Gjuha e deputetit Geci është përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të UÇK-së
Haxhiu: Gjuha e deputetit Geci është përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të UÇK-së Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit Fatos Geci, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe përçarëse. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka theksuar se gjuha e përdorur nga Geci ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi përbën dëm ndaj vlerave të luftës çlirimtare dhe trashëgimisë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “E kam dënuar atë gjuhë, për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe është goditje ndaj veprës madhështore të UÇK-së,” është shprehur Haxhiu. Ajo ka bërë të ditur se edhe në seancën e Kuvendit do të mbajë qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së etikës dhe respektit në diskursin publik. Gjithashtu, Haxhiu ka dënuar edhe gjuhën seksiste të përdorur nga deputeti Geci ndaj nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe jashtë çdo standardi institucional. — Dragash Info