Fatos Geci demanton deklaratat e axhës: “Shkrimin e kam bërë vetë”
Fatos Geci demanton deklaratat e axhës: “Shkrimin e kam bërë vetë” Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, nga radhët e Partisë Guxo, Fatos Geci, ka reaguar publikisht pas deklaratave të axhës së tij, Gani Geci, i cili kishte pretenduar se një deputet tjetër i VV-së i kishte shkruar atij deklaratën e fundit. Geci ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se qëndrimi i tij ka qenë personal dhe i shkruar prej tij në mënyrë spontane, si reagim ndaj një deklarate të bërë në diskursin politik. “Mjafte më me spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur u tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepuni fund këtyre lojërave”, ka deklaruar ai. Ky reagim vjen pasi më herët në media ishte raportuar deklarata e Gani Gecit, i cili kishte ngritur dyshime mbi autorësinë e shkrimit të deputetit. Me këtë dalje publike, Fatos Geci synon të sqarojë opinionin dhe të ndalë interpretimet që, sipas tij, nuk qëndrojnë. Ngjarja ka nxitur reagime në opinionin publik, duke reflektuar edhe njëherë tensionet dhe përplasjet verbale brenda skenës politike në vend. — Dragash Info