Nehat Geci del me deklaratë pas përgënjeshtrimit të Gani Gecit: Përmend emrin e deputetit që, sipas tij, i shkroi fjalimin nipit Fatos Geci
Nehat Geci del me deklaratë pas përgënjeshtrimit të Gani Gecit: Përmend emrin e deputetit që, sipas tij, i shkroi fjalimin nipit Fatos Geci
Axha i deputetit pretendon se ka dëshmi direkte dhe përmend konkretisht Ilir Kërçelin Pas përgënjeshtrimit publik që deputeti Fatos Geci i bëri deklaratave të axhës Gani Gecit, ka reaguar edhe axha tjetër i tij, Nehat Geci, duke sjellë një version tjetër të ngjarjes dhe duke përmendur emra konkretë. Në një deklaratë të bërë publike, Nehat Geci ka treguar se gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:50, derisa ndodhej në një kafiteri në Skenderaj me dy nipërit e tij, Artonin dhe Festimin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me deputetin. Sipas tij, gjatë kësaj bisede, deputeti i ka pohuar personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend nuk e ka përgatitur vetë, por ia ka shkruar deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Ilir Kërçeli. Nehat Geci thekson se, pas kësaj bisede, ka bërë edhe një verifikim të shkurtër për të kuptuar më shumë rreth emrit të përmendur, ndërsa shton se përmbajtja e bisedës është dëgjuar edhe nga dy personat që ndodheshin me të në tavolinë. Kjo deklaratë vjen në një moment kur çështja ka marrë vëmendje publike, pas përplasjes së deklaratave brenda familjes Geci, duke shtuar edhe më tej tensionin dhe debatet në skenën politike. Deri në këto momente, nuk ka pasur ndonjë reagim të ri nga deputeti Fatos Geci apo nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto pretendime. — Dragash Info