Lokale

Dragash: Diskutohet avancimi i shërbimeve komunale dhe hartimi i Planit Zhvillimor Komunal

15.06.2026. 2 min čitanja

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë Komunale të Dragashit u diskutua për ecurinë e projektit “Inventarizimi i Shërbimeve Administrative Komunale”, i mbështetur nga GIZ dhe i zbatuar nga organizata EC Ma Ndryshe në partneritet me Syrin e Vizionit.   Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të organizatës EC Ma Ndryshe, me të cilët u shqyrtua progresi i deritanishëm i projektit. Gjatë diskutimeve u dakordua caktimi i personit kontaktues nga Komuna e Dragashit, si dhe organizimi i takimeve të veçanta me drejtoritë dhe sektorët komunalë për të siguruar koordinim sa më efikas të aktiviteteve.   Po ashtu, në mbledhje u trajtua edhe ecuria e punës së Komisionit për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK). Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi rëndësinë e angazhimit maksimal të anëtarëve të komisionit dhe bashkëpunimit të ngushtë me kompaninë përgjegjëse për hartimin e planit, duke e cilësuar PZhK-në si një nga dokumentet më të rëndësishme strategjike për zhvillimin e komunës.   Sipas kryetarit Xheladini, Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar në forcimin e planifikimit dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale, gjithmonë në interes të qytetarëve.

/Dragash Info/