Lokale

Angazhim i përbashkët për një ambient më të pastër në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash

15.04.2026. 2 min čitanja

Angazhim i përbashkët për një ambient më të pastër në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash width= width= Dragash, 15 prill 2026   Komuniteti shkollor i Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash ka realizuar një aktivitet të rëndësishëm në funksion të mirëmbajtjes dhe pastërtisë së mjedisit të jashtëm shkollor.   Në këtë iniciativë janë angazhuar nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët teknikë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kontribuojnë në ruajtjen e një ambienti të pastër dhe të rregullt, me fokus të veçantë në oborrin e shkollës.   Ky bashkëpunim i përbashkët ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një hapësire të sigurt dhe të këndshme për të gjithë, duke e shndërruar oborrin e shkollës në një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe rekreative.   Përmes këtyre aktiviteteve, SHML “Ruzhdi Berisha” vazhdon të promovojë vlera të rëndësishme si përgjegjësia, kujdesi ndaj mjedisit dhe puna në ekip, duke dhënë shembull pozitiv për komunitetin lokal.   — Dragash Info