Lokale

Aktakuzë për mashtrim në prokurim publik në Dragash

13.05.2026. 1 min čitanja

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj B.P. dhe kompanisë “B. Sh.P.K.” për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”.   Sipas Prokurorisë, më 22 dhjetor 2023 në Dragash, i dyshuari në cilësinë e personit të autorizuar të operatorit ekonomik “B. Sh.P.K.” dyshohet se ka shkelur kontratën publike për furnizimin e 16 aparateve fotokopjuese për shkollat e komunës.   Në vend të pajisjeve të reja, siç ishte paraparë në kontratë, dyshohet se janë dorëzuar aparate të ri-fabrikuara dhe të servisuara, duke i shkaktuar dëm ekonomik dhe buxhetor Komunës së Dragashit për shkak të qëndrueshmërisë më të ulët dhe kostove shtesë të mirëmbajtjes.   Aktakuza është ngritur edhe ndaj personit juridik “B. Sh.P.K.” si operator ekonomik fitues i kontratës.   Prokuroria ka kërkuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.   — Dragash Info