Kulturë

Themelohet Shoqëria Kulturore-Artistike “Hareja”, mbahet tubim inaugurues në Kosavë

18.04.2026. 2 min čitanja

Themelohet Shoqëria Kulturore-Artistike “Hareja”, mbahet tubim inaugurues në Kosavë width= Dragash, 18 prill 2026     Në fshatin Kosavë të Komunës së Dragashit, sot mbahet një ngjarje e veçantë kulturore me rastin e themelimit dhe fillimit zyrtar të aktiviteteve të Shoqërisë Kulturore-Artistike “Hareja”.   Sipas njoftimit zyrtar, tubimi inaugurues do të zhvillohet në ambientet e Shkollës Fillore të fshatit Kosavë, duke filluar nga ora 14:00, ku pritet pjesëmarrja e dashamirëve të kulturës, artit dhe traditës.   Kjo shoqëri e re kulturore synon të promovojë dhe ruajë vlerat tradicionale, folklorin dhe trashëgiminë kulturore të zonës së Opojës dhe më gjerë, duke u bërë një pikë e rëndësishme e aktivitetit artistik në komunë.   Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, duke theksuar se prania e qytetarëve përbën mbështetje të rëndësishme për rrugëtimin e kësaj iniciative të re kulturore.   Pas përfundimit të aktivitetit, është paraparë edhe një koktej rasti për të pranishmit.   — Dragash Info