Kuvendi i Komunës së Dragashit thërret mbledhjen e rregullt të radhës
Kuvendi i Komunës së Dragashit thërret mbledhjen e rregullt të radhës
Kuvendi i Komunës së Dragashit ka thirrur mbledhjen e rregullt të radhës për muajin prill, e cila do të mbahet më 29 prill 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës. Sipas njoftimit zyrtar, kjo është mbledhja e katërt (IV) e rregullt për vitin 2026, ku pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje me rëndësi për funksionimin e komunës. Në rend dite janë përfshirë këto pika kryesore: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Rishqyrtimi i vendimit për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokale, Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030, Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar–mars 2026, Propozimi për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2025 në vitin 2026, Të ndryshme. Mbledhja pritet të trajtojë çështje me interes për qytetarët dhe zhvillimin e komunës. — Dragash Info