Lokale

U zhvillua me sukses Faza e Parë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe në Dragash

18.04.2026. 2 min čitanja

U zhvillua me sukses Faza e Parë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe në Dragash width= Në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar me sukses Faza I (e parë) e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe (Kosovë–Shqipëri) për nxënësit e klasave të 9-ta. width= Ky aktivitet arsimor, që synon promovimin e dijes dhe dashurisë për gjuhën shqipe, është realizuar në një atmosferë të rregullt dhe korrekte, duke respektuar të gjitha standardet e parapara për organizimin e garave të tilla. width= Sipas burimeve nga terreni, i gjithë procesi ka shkuar normalisht, pa asnjë problem, ndërsa është mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash, e cila ka siguruar mbarëvajtjen dhe transparencën e testimit. width= Nxënësit pjesëmarrës treguan përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje, duke dëshmuar rëndësinë që ka kjo olimpiadë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe në forcimin e bashkëpunimit arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë. width= width= Faza e parë shërben si filtër për përzgjedhjen e nxënësve më të mirë, të cilët do të vazhdojnë garimin në fazat e radhës të kësaj olimpiade të përbashkët. width= — Dragash Info