𝗡𝗮𝗶𝘁 𝗛𝗮𝘀𝗮𝗻𝗶 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗼𝗻 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝘂𝗿ë𝗻 𝗻ë 𝗹𝗶𝘀𝘁ë𝗻 𝗲 𝗣𝗗𝗞-𝘀ë 𝗽ë𝗿 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝟳 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿𝗶𝘁
Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Në një deklaratë për Insajderin, Hasani ka bërë të ditur se do të garojë me numrin 42 në listën e kandidatëve. “Po, do të jem në listë”, ka deklaruar Hasani. Përfshirja e tij në listën për deputet kishte ngjallur diskutime ditëve të fundit, pasi kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, nuk e kishte përfshirë emrin e tij në listën e kandidatëve të propozuar nga dega lokale. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar zyrtarisht listën e plotë të kandidatëve për deputetë, ndërsa afati për dorëzimin e listave në KQZ ka përfunduar mbrëmjen e kaluar në ora 23:59. — Dragash Info