Zhvillime të bujshme në LDK: Dy figura të rëndësishme japin dorëheqje, kërkohet Kuvend i jashtëzakonshëm
Sipas raportimit të gazetarit Arben Ahmeti në një lidhje live në emision në Kanal 10, brenda Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillohen ngjarje të rëndësishme politike. Burimet bëjnë të ditur se Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre brenda partisë. Sipas raportimit, të dy janë shprehur thellësisht të pakënaqur me mënyrën se si kryetari Lumir Abdixhiku ka vepruar në raport me përbërjen e re të Kryesisë. Më tej, bëhet e ditur se brenda strukturave të LDK-së ka nisur një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm. Ky zhvillim synon, sipas burimeve, shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit dhe zgjedhjen e Përparim Rama si udhëheqës të ri të partisë. Këto zhvillime pritet të kenë ndikim të madh në skenën politike në vend, ndërsa mbetet të shihet se si do të reagojnë organet drejtuese të LDK-së në ditët në vijim. — Dragash Info