Qendrore

Universiteti i Prizrenit akrediton tri programe të reja master

20.05.2026. 2 min čitanja

🎓 Universiteti i Prizrenit akrediton tri programe të reja master   Një zhvillim i rëndësishëm për arsimin e lartë në Kosovë është shënuar në Universiteti “Ukshin Hoti”, ku janë akredituar tri programe të reja të studimeve master.   Vendimi është miratuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë në mbledhjen e 149-të, të mbajtur më 18 maj 2026, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në avancimin akademik dhe zgjerimin e ofertës universitare në vend.   Programet e reja të akredituara janë:   📘 Fakulteti i Edukimit – Edukim dhe Mësimdhënie në Matematikë në Gjuhën Turke (MA) ⚖️ Fakulteti Juridik – Legjislacion dhe Institucionet e Bashkimit Europian (LLM) 🌲 Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit – Shkencat Pyjore dhe Ekologji Pyjore (MSc)   Sipas universitetit, programet janë aprovuar me kuota të përcaktuara studentësh dhe me vlefshmëri trevjeçare të akreditimit, duke dëshmuar përmbushjen e standardeve të cilësisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe organizim akademik.   Rektori i universitetit e ka cilësuar këtë arritje si një dëshmi të përkushtimit institucional për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe krijimin e programeve bashkëkohore në përputhje me nevojat e tregut dhe zhvillimit akademik.   Me këto programe të reja, Universiteti “Ukshin Hoti” vazhdon të forcojë pozitën e tij si një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.   — Dragash Info