Rinia

Trajnimet për të rinjtë në Dragash vazhdojnë me sukses në kuadër të projektit të Avoko

24.04.2026. 2 min čitanja

Trajnimet për të rinjtë në Dragash vazhdojnë me sukses në kuadër të projektit të Avoko width= width= width= width= Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e të rinjve, organizata Avoko po vazhdon me intensitet të lartë realizimin e trajnimeve në komunën e Dragashit, duke përfshirë të rinj nga komunitetet shqiptare, boshnjake dhe gorane. Aktualisht, në Avoko po zhvillohen me sukses sesionet trajnuese në fushën e fotografisë dhe dizajnit digjital, me qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me aftësi praktike dhe kreative. Këto aktivitete po shërbejnë jo vetëm si mundësi për zhvillim profesional, por edhe si platformë për bashkëpunim dhe ndërtim të mirëkuptimit ndërkulturor mes të rinjve. Gjatë trajnimeve të fotografisë, pjesëmarrësit po njihen me bazat e kompozicionit, ndriçimit dhe tregimit vizual, duke kuptuar njëkohësisht rëndësinë e dokumentimit të jetës dhe traditave të komuniteteve të tyre. Paralelisht, në sesionet e dizajnit digjital dhe përpunimit të fotografive, ata po mësojnë përdorimin e mjeteve moderne si Photoshop dhe Canva, për të shprehur kreativitetin dhe idetë e tyre në mënyrë profesionale. Organizatorët theksojnë se qëllimi i këtyre aktiviteteve është krijimi i hapësirave të sigurta dhe frymëzuese, ku të rinjtë mund të mësojnë, të krijojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin drejt zhvillimit personal dhe profesional. — Dragash Info