Lokale
MBAHET MBLEDHJA E RADHËS E QEVERISË KOMUNALE NË DRAGASH
MBAHET MBLEDHJA E RADHËS E QEVERISË KOMUNALE NË DRAGASH
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, me pjesëmarrjen edhe të inxhinierëve komunalë, ku janë diskutuar çështje me rëndësi për zhvillimin lokal dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi janë trajtuar disa pika kyçe të rendit të ditës, duke filluar me raportimin mbi ecurinë e investimeve kapitale. Në këtë drejtim, është vlerësuar progresi i projekteve që janë aktualisht në realizim, duke u theksuar rëndësia e përfundimit të tyre në afatet e parapara. Një tjetër temë e rëndësishme ka qenë raportimi mbi hartimin e projekteve të reja kapitale, me fokus të veçantë në planifikim të qëndrueshëm dhe zhvillim afatgjatë të komunës. Po ashtu, është diskutuar edhe për implementimin e vendimeve të Bordit të Drejtorëve, ku është nënvizuar nevoja për zbatim efikas dhe në kohë të këtyre vendimeve. Në mbledhje janë trajtuar edhe çështje të ndryshme që lidhen me organizimin e aktiviteteve komunale dhe funksionimin e përgjithshëm të administratës. Kryetari Xheladini ka theksuar se angazhimi i institucioneve komunale mbetet i palëkundur për të avancuar projektet zhvillimore, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe përgjegjësi në punën e përditshme në shërbim të qytetarëve. — Dragash Info