Qendrore

SKANDAL: Pretendime për ndërhyrje politike në përzgjedhjen e bordit të RTK-së

15.04.2026. 2 min čitanja

SKANDAL: Pretendime për ndërhyrje politike në përzgjedhjen e bordit të RTK-së   Prishtinë, 15 prill 2026 – Janë ngritur pretendime serioze për ndërhyrje politike në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Juristja e medias, Flutura Kusari, ka deklaruar se deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje janë takuar në kafiteri me kandidatët për anëtarë të bordit të RTK-së, duke ngritur dyshime për ndikim të drejtpërdrejtë në këtë proces. Sipas saj, mënyra e organizimit të intervistave dhe përzgjedhjes së kandidatëve nuk përputhet me standardet e transparencës dhe meritokracisë. Ajo ka theksuar se ftesat për intervista janë bërë në orët e vona të natës, ndërsa kandidatët janë kërkuar të paraqiten menjëherë të nesërmen, duke e cilësuar këtë si cenim të procedurave demokratike. Kusari ka ngritur gjithashtu shqetësimin se disa kandidatë mund të jenë favorizuar për shkak të afërsisë politike, ndërsa të tjerë janë përjashtuar për shkak të bindjeve të tyre, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e institucionit publik. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga përfaqësuesit e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto pretendime. — Dragash Info