Lokale

Shaqir Totaj: Në listën e PDK-së nuk janë përfshirë personat që dyshohen për manipulim votash

12.05.2026. 2 min čitanja

  Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se personat që janë përmendur në rastet e dyshuara për manipulim me vota nuk do të jenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie, derisa rasti të marrë epilog ligjor. Deklarata e Totajt vjen pasi Nait Hasani kishte bërë të ditur se ishte propozuar për deputet nga dega e PDK-së në Prizren, ndonëse emri i tij ishte përmendur në mesin e personave për të cilët kishte dyshime për manipulim votash në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në një lidhje direkte në T7, Totaj tha se dega e PDK-së në Prizren ka vendosur të reflektojë pas zhvillimeve që lidhen me procesin zgjedhor. “Derisa të qartësohet në aspektin ligjor kemi konsideru që PDK dega në Prizren duhet të reflektojë, dhe ata persona në këto zgjedhje të mos jenë pjesë e garës, ndërsa në zgjedhjet tjera kur të qartësohet në aspektin ligjor të rikthehen në detyrat e tyre”, deklaroi Totaj. Ai shtoi se procesi zgjedhor në Prizren ka qenë i komprometuar dhe se partia do të veprojë në përputhje me situatën. “Procesi si i tillë ka qenë i komprometuar dhe ne natyrisht që do reflektojmë”, tha ai.