Botë

Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara

30.06.2026. 2 min čitanja

Profesori amerikan Daniel Serwer ka shprehur pendesën e tij për mbështetjen që i kishte dhënë krijimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke vlerësuar se paraburgimi i zgjatur i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë i pajustifikuar.   Në një intervistë për EO, Serwer deklaroi se, sipas bindjes së tij, mbajtja për një kohë të gjatë në paraburgim e ish-drejtuesve të UÇK-së, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor, nuk ka qenë e arsyeshme.   Duke folur veçanërisht për ish-presidentin e Kosovës,, Serwer tha se, bazuar në njohuritë e tij për rolin që ai kishte gjatë luftës, Thaçi nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në.   «“Pendohem që e kam mbështetur krijimin e këtyre Dhomave të Specializuara. Mendoj se paraburgimi i gjatë ka qenë i pajustifikuar. Ndjenja ime e fortë është se Hashim Thaçi nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në dhe mbajtja e tij përgjegjës mbi këtë bazë do të ishte një gabim i rëndë”, deklaroi Serwer.»   I pyetur nëse pret lirimin e të akuzuarve, ai u përgjigj shkurt: “Nuk pres asgjë”, duke shtuar se çdo vendim i gjykatës duhet të respektohet, pavarësisht pikëpamjeve personale mbi drejtësinë e tij.   Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë dhe trajtojnë pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, në periudhën 1998–2000.   /Dragash Info/