Qendrore

SBASHK nis trajnimet në Prishtinë dhe Dragash me katër grupe pjesëmarrësish

25.04.2026. 2 min čitanja

SBASHK nis trajnimet në Prishtinë dhe Dragash me katër grupe pjesëmarrësish width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= 25.04.2026 SBASHK ka nisur këtë të shtunë organizimin e trajnimeve me katër grupe në Prishtina dhe Dragash, në kuadër të dy programeve të ndryshme profesionale për mësimdhënës. Në Prishtinë kanë filluar dy grupe në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, përkatësisht në modulin e parë dhe të dytë. Trajnimet po udhëhiqen nga trajnerët Nexhmedin Gruda dhe Dorentinë Demaku. Gjatë zhvillimit të trajnimit, pjesëmarrësit i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Prishtinë, Qamil Hajdini, i cili u interesua për mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit. Ndërkohë, në Dragash kanë nisur po ashtu dy grupe trajnimi: një në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” (moduli 2) dhe një tjetër në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, i udhëhequr nga trajneri Vloran Krasniqi. SBASHK ka bërë të ditur se aktivitetet trajnuese po vazhdojnë paralelisht edhe në disa komuna të tjera të vendit, përfshirë Mitrovicën, Ferizajn, Junikun, Istogun, Gjilanin dhe Rahovecin, me synim ngritjen profesionale të mësimdhënësve në gjithë Kosovën. — Dragash Info