Lokale

Safet Kusi me akuza të ashpra ndaj Adem Hoxhës dhe institucioneve të Kosovës

22.05.2026. 2 min čitanja

Safet Kusi, i cili është vetëshpallur si “kryetar i Komunës së Gorës” — ndonëse treva e Gorës është pjesë e Komunës së Dragashit sipas organizimit zyrtar institucional të Republikës së Kosovës — ka publikuar një reagim të ashpër politik me akuza ndaj deputetit Adem Hoxha dhe strukturave që ai pretendon se veprojnë nën ndikim politik e kriminal.   Në reagimin e tij, Kusi pretendon se për vite me radhë në Gorë janë ushtruar presione, kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve dhe subjekteve politike, duke përmendur edhe partitë GIG, SDSG dhe Lëvizjen për Gorën, për të cilat thotë se nuk mund të marrin pjesë lirshëm në procese zgjedhore.   Ai u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Qeverisë së Kosovës që të reagojnë ndaj, siç i quan ai, “strukturave kriminale” që sipas tij ndikojnë në proceset politike dhe zgjedhore në këtë trevë.   “Kosova nuk është shtet ku kriminalët përmes kërcënimeve dhe shantazheve duhet të vendosin se kush do ta përfaqësojë popullin në parlament”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Kusit.   Në fund të reagimit të tij, ai përdor edhe krahasime të ashpra, duke deklaruar se “Kosova nuk është Kolumbi apo shtet i Eskobarit”, duke aluduar në ndikim kriminal në politikë.   Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Adem Hoxha apo institucionet e Kosovës lidhur me këto deklarata.