Qendrore

Rrahman Rama: Kompletohet Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

27.04.2026. 2 min čitanja

Rrahman Rama: Kompletohet Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së   Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se së bashku me 40 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës kanë përfunduar përgatitjen e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, gjithsej 41 deputetë të opozitës janë nënshkrues të kësaj nisme ligjore, e cila synon institucionalizimin dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Megjithatë, Rama thekson se deri më tani projektligji nuk është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës. Ai shton se janë në pritje të zhvillimeve institucionale për të vepruar në mënyrë të përshtatshme. Në rast se Kuvendi vazhdon punën, deputetët nënshkrues paralajmërojnë se projektligji do të procedohet pa vonesë, duke theksuar rëndësinë që, sipas tyre, ka mbrojtja ligjore e vlerave të luftës së UÇK-së. Rama ka shprehur mirënjohje për të gjithë deputetët që kanë mbështetur këtë nismë. — Dragash Info