Qendrore

“Mëngjeset janë të hidhura”, dhimbja e nënës Ferdonije që s’u shua kurrë

27.04.2026. 2 min čitanja

“Mëngjeset janë të hidhura”, dhimbja e nënës Ferdonije që s’u shua kurrë   Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, kujtesa dhe dhimbja për të pagjeturit mbeten ende të freskëta për shumë familje në Kosovë. Në shtëpinë muze të familjes Çerkezi në Gjakovë, nëna Ferdonije Çerkezi ka rrëfyer për jetën e saj të mbushur me pritje dhe dhimbje për djemtë dhe bashkëshortin e zhdukur gjatë luftës. Ajo tregon se, ndonëse eshtrat e dy djemve të saj janë gjetur, ende nuk dihet fati i dy djemve të tjerë dhe bashkëshortit, duke theksuar se çdo ditë e jetës së saj është e shoqëruar me kujtime dhe dhimbje. “Mëngjeset janë shumë të hidhura, zgjohem si një njeri që zgjohet vetëm. Kur vjen Elhamja ma heq atë mërzinë. Po njeriu mësohet të jetojë me mërzinë”, ka thënë ajo për emisionin “Ora Shtatë”. Ferdonije Çerkezi shton se asnjëherë nuk ka ndalur kërkimin për më të dashurit e saj, duke theksuar se tani pengesa më e madhe është vetëm lodhja fizike, ndërsa shpresa dhe kujtimi për ta mbeten të gjalla çdo ditë. — Dragash Info