Qendrore

Reagimet e Pecit dhe Gërvallës pas largimeve nga GUXO

09.05.2026. 2 min čitanja

“Tung e bafshit” dhe “nevojiten ide të reja” – reagimet e Pecit dhe Gërvallës pas largimeve nga GUXO   Largimet e disa figurave politike nga Partia GUXO kanë nxitur reagime të shumta në skenën politike kosovare. Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Albena Reshiti janë ndër emrat që dikur garuan në listën e Vetëvendosjes, ndërsa tani i janë bashkuar Vjosa Osmanit në kuadër të listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.   Pas këtyre zhvillimeve, kryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, publikoi një video nga një takim me strukturat e partisë në Mitrovicë, duke kundërshtuar pretendimet se GUXO “nuk ekziston”.   “Qe pesë vite në studiot televizive vazhdimisht flitet se si Partia GUXO nuk ekziston. Tash në prag të zgjedhjeve na paska shpallur se jemi shu si parti”, deklaroi Peci, duke e mbyllur videon me fjalët: “Tung e bafshit”.   Videoja u shpërnda edhe nga Donika Gërvalla, e cila tha se kundërshtarët politikë vazhdojnë të përdorin “teza të vjetra të dështuara” ndaj GUXO-s.   “Për të na sfiduar vërtet, nevojiten ide të reja. Nuk po mjafton ripërtypja e tezave të vjetra të dështuara”, shkroi Gërvalla në Facebook.   Ndërkohë, Vjosa Osmani pritet të zyrtarizohet si kandidate për presidente nga LDK-ja, ndërsa sipas raportimeve, në listën zgjedhore do të ketë rreth 20 emra të propozuar nga ajo.   Të shtunën, edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe LDK-ja do të mbajnë mbledhjet e Këshillave të Përgjithshëm për përgatitjet zgjedhore.   — Dragash Info