Botë

Rama: Do ta fyeja inteligjencën e Albin Kurtit po të mendoja se gjykon si sallahanët e VV-së

21.06.2026. 2 min čitanja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas debatit të krijuar rreth pjesëmarrjes së disa shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat kundër qeverisë së tij në Tiranë.   Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se nuk e konsideron përgjegjës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për veprimet e individëve që kanë marrë pjesë në këto protesta.   Ai publikoi një reagim të një qytetareje nga Tetova, e cila kritikonte pjesëmarrjen e disa bashkëkombësve të saj në protestat antiqeveritare në Shqipëri. Rama rikujtoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë, por popull shtetformues në vendin e tyre.   Në pjesën përmbyllëse të reagimit të tij, kryeministri shqiptar kërkoi që qëndrimet e disa protestuesve të mos lidhen me emrin e kryeministrit të Kosovës. Ai u shpreh se çdo subjekt i madh politik ka individë që nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e drejtuesve të tij.   “Do ta fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata”, shkroi Rama, duke shtuar se Albin Kurti nuk duhet të përfshihet në atë që ai e cilësoi si një “çorbë të neveritshme”.   Deklarata e Ramës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe pritet të vazhdojë të jetë pjesë e debatit politik në hapësirën shqiptare.   /Dragash Info/