Lokale

Qytetarët e Dragashit japin kontribut në konsultimin publik për menaxhimin e mbeturinave dhe planifikimin buxhetor

10.06.2026. 2 min čitanja

Dragash, 10 qershor 2026 – Në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit u mbajt sot konsultimi publik lidhur me Draftin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe dëgjimi buxhetor për Draftin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029.   Takimi u organizua në kuadër të përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe hartimin e dokumenteve të politikave lokale. Gjatë konsultimit, përfaqësuesit e Komunës së Dragashit dhe të Njësisë së KRM “Ekoregjioni” prezantuan përmbajtjen e draft-rregullores dhe ndryshimet e propozuara në fushën e menaxhimit të mbeturinave.   Në pjesën e dytë të takimit u diskutua Drafti i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029, dokument që përcakton orientimet kryesore financiare dhe zhvillimore të komunës për vitet e ardhshme.   Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet, komentet dhe propozimet e tyre lidhur me të dy dokumentet, duke kontribuar në përmirësimin e tyre para miratimit përfundimtar.   Në emër të Kryetarit të Komunës, nënkryetari Vetim Ramadani falënderoi të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë diskutimeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve në proceset e zhvillimit lokal.   /Dwidth= width= width= width= width= width= width= width= width= width=ragash Info/