Qendrore

Përçarjet në LDK kalojnë në rrjetet sociale, ish-kandidatët për deputetë dhe zyrtarët përplasen me akuza e fyerje

30.06.2026. 2 min čitanja

Përplasjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat nisën pas kërkesave të disa degëve për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, po vazhdojnë edhe në rrjetet sociale.   Një postim i ish-kandidatit për deputet, Shkëmb Manaj, në Facebook është shndërruar në një debat të ashpër, ku nuk kanë munguar akuzat dhe gjuha fyese.   Kryetari i Degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj, reagoi ndaj postimit të Manajt, duke deklaruar se nuk mund të qëndronte indiferent ndaj qëndrimeve të tij. Mushkolaj tha se i ndjeri Haki Rugova, sa ishte në krye të degës, nuk e kishte lejuar Manajn të ishte pjesë e kryesisë.   Manaj iu përgjigj duke rikujtuar kontributin e tij në LDK që nga koha e Fadil Feratit dhe Haki Rugovës.   Debati më pas u përshkallëzua, kur Mushkolaj e quajti Manajn “tradhtar”dhe “të paburrë”, duke pretenduar se më herët kishin sqaruar çështjen përmes një bisede telefonike, por se Manaj kishte reaguar sërish publikisht.   Nga ana tjetër, Manaj iu kundërpërgjigj duke theksuar se ai kishte zgjedhur komunikimin privat, ndërsa përplasja po vazhdohej në publik.   Në diskutim u përfshi edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, i cili reagoi ndaj Mushkolajt me komentin: “Mos qo ron”, pas një replike mes tyre në seksionin e komenteve.   Përplasjet publike mes zyrtarëve dhe figurave të LDK-së vijnë në një periudhë tensionesh të brendshme brenda partisë, pas debatit të hapur për përgjegjësinë politike dhe drejtimin e saj pas zhvillimeve të fundit. width= width= width= /Dragash Info/