Qendrore

PDK thërret mbledhjen e Këshillit Drejtues më 20 prill

18.04.2026. 1 min čitanja

PDK thërret mbledhjen e Këshillit Drejtues më 20 prill   Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe procesi i organizimit të brendshëm të partisë.   Gjatë kësaj mbledhjeje, Kryesia ka vendosur që të thërrasë mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, e cila do të mbahet të hënën, më 20 prill.   Sipas njoftimit, pas kësaj mbledhjeje, PDK pritet të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e saj në raport me zhvillimet aktuale politike dhe çështjet me interes për qytetarët.   Në diskutime është theksuar edhe rëndësia e forcimit të organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë, me synim rritjen e angazhimit në proceset politike dhe adresimin e nevojave të qytetarëve.   — Dragash Info