NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë nuk prek marrëveshjet ekzistuese
NATO sqaron: Zvogëlimi i trupave në Kosovë nuk prek marrëveshjet ekzistuese me FSK-në Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se procesi i optimizimit të forcave të KFOR-it në Kosovë nuk ndikon në marrëveshjet aktuale të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. Sipas tij, vendosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit vazhdon të mbetet e kushtëzuar nga marrëveshjet ekzistuese dhe kërkon miratimin paraprak të Komandantit të KFOR-it. Deklarata vjen në kohën kur NATO po zbaton procesin e reduktimit dhe riorganizimit të disa trupave të saj në Kosovë. 🇽🇰 /Dragash Info/