Qendrore

Limaj thirrje elektoratit të NISMA-s: Çdo votë të shkojë për PDK-në

25.05.2026. 1 min čitanja

  Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar mbështetjen për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza, duke u bërë thirrje votuesve të NISMA-s që në zgjedhjet e ardhshme ta mbështesin PDK-në.   Pas takimit me Bedri Hamzën në selinë e NISMA Socialdemokrate, Limaj bëri të ditur se është arritur pajtim për bashkëpunim strategjik politik, elektoral dhe qeverisës ndërmjet dy partive.   Ai deklaroi se ky bashkëpunim mbështetet në vlerat shtetformuese, orientimin euroatlantik, partneritetin me SHBA-të dhe respektin për luftën çlirimtare të UÇK-së.   Limaj tha se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim politik dhe institucione stabile, duke e cilësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për të ardhmen politike të vendit. /Dragash Info/