Qendrore

LDK emëron Kryesinë e re, Lumir Abdixhiku në krye të saj

15.04.2026. 3 min čitanja

LDK emëron Kryesinë e re, Lumir Abdixhiku në krye të saj width= width= Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar përbërjen e re të Kryesisë së partisë, në kuadër të një procesi të thellë riorganizimi politik dhe strukturor. Vendimi është marrë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë i mbajtur më 31 janar, i cili ka kërkuar ristrukturim dhe fuqizim të brendshëm organizativ. Sipas njoftimit zyrtar, përbërja e re e Kryesisë synon të reflektojë një kombinim të përvojës institucionale dhe energjisë së re politike, duke vënë theks të veçantë në përbashkimin e të gjitha niveleve të partisë dhe rritjen e efikasitetit në vendimmarrje. Në krye të Kryesisë do të jetë vetë Lumir Abdixhiku, ndërsa pjesë e saj janë emra të njohur të skenës politike, përfshirë: Alban Zogaj, Alush Gashi, Anton Quni, Arbër Ismajli, Ardian Shala, Arjeta Salihu Abazi, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Bexhet Xheladini, Doarsa Kica Xhelili, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Ermal Sadiku, Fadil Hadergjonaj, Festim Kabashi, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Ilir Ferati, Izet Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Paris Guri, Ruzhdi Shehu, Shefqet Shehu, Shkëmb Manaj, Sibel Halimi, Sokol Haliti, Sokol Havolli, Ukë Rugova, Visar Azemi dhe Xhafer Gashi. LDK ka bërë të ditur se kjo Kryesi do të ketë përgjegjësi të plotë për drejtimin politik dhe organizativ të partisë, duke u bazuar në programin dhe objektivat strategjike të saj. Po ashtu, është theksuar se kjo përbërje përfaqëson një fazë të ndërmjetme organizative, ku synohet konsolidimi i strukturave dhe forcimi i lidhjes ndërmjet qendrës dhe degëve. Në këtë kontekst, janë përfshirë edhe drejtues të degëve si përfaqësues të drejtpërdrejtë të bazës. Nga LDK njoftohet se në ditët në vijim, pas konsultimeve shtesë, Kryesia do të plotësohet edhe me përfaqësues nga degët e mëdha që aktualisht nuk janë të përfshira. Në fund, partia ka ritheksuar përkushtimin e saj për forcim të brendshëm dhe ndërtimin e një alternative serioze për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, pritet që së shpejti të propozohet edhe Trupa Këshillëdhënëse, e përbërë nga figura me përvojë të gjatë institucionale dhe profesionale. — Dragash Info