KF OPOJA pret FC Istogun këtë të diel në Dragash
Dragash – Të dielën, më 03 maj 2026, stadiumi i qytetit në Dragash do të jetë arenë e një përballjeje interesante futbollistike, ku KF OPOJA do të përballet me skuadrën FC Istogu 03. Ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 16:00 dhe konsiderohet një takim i rëndësishëm për ekipin vendas, i cili synon të vazhdojë me paraqitje të mira para tifozëve të vet. Nga klubi bëhet thirrje për të gjithë sportdashësit që të jenë të pranishëm në stadium dhe të përkrahin ekipin në këtë përballje të rëndësishme. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa mbështetja nga tribunat mund të jetë një faktor kyç për suksesin e KF OPOJA. 💚🤍 FORCA OPOJA! — Dragash Info