Qendrore

Gjobitet djali i Heroit Nijazi Azemi për simbolin e UÇK-së në targë

28.05.2026. 2 min čitanja

  Kosovar Azemi, djali i Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra, ka bërë të ditur se është gjobitur nga Policia e Kosovës për vendosjen e logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në targat e automjetit të tij.   Sipas Azemit, ndalimi ka ndodhur pranë Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, ndërsa polici i ka arsyetuar masat duke u thirrur në ligjin që ndalon vendosjen e simboleve apo mbishkrimeve në targa.   Ai ka publikuar edhe një video nga momenti i ndalimit, ku shprehet se bashkë me të ishte edhe Fisnik Bislimi, djali i Heroit Rexhep Bislimi.   “Sot në Kosovën e lirë, unë djali i Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra dhe Fisnik Bislimi – djali i Heroit Rexhep Bislimi u ndaluam dhe u gjobitëm për simbolin e UÇK-së”, ka deklaruar Azemi.   Ai ka shtuar se kanë kërkuar që në procesverbal të shkruhej arsyeja e saktë e ndalimit.   “Më e turpshmja? Ne kërkuam që në gjobë të shkruhej e vërteta: ‘u ndaluan për simbolin UÇK’. Por nuk patën guxim ta shkruajnë”, ka thënë ai.   Azemi po ashtu ka deklaruar se me të njëjtat targa ka kaluar në disa shtete evropiane pa hasur probleme.   “Ky simbol ka kaluar gjithë Evropën, Malin e Zi, Greqinë e vende tjera pa problem. Vetëm në Kosovë trajtohet si faj”, është shprehur ai.   Rasti ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale lidhur me përdorimin e simboleve kombëtare dhe të luftës në automjete.   /Dragash Info/