Lokale

Dragashi ndan subvencione për OJQ-të në Kulturë, Rini dhe Sport – nënshkruhen kontratat me 12 përfituese

17.06.2026. 2 min čitanja

Dragash – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot janë nënshkruar kontratat me një pjesë të organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve nga thirrjet publike në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.   Sipas kryetarit Xheladini, këto projekte dhe aktivitete pritet të kontribuojnë në gjallërimin e jetës kulturore, rinore dhe sportive në komunë.   Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Komuna e Dragashit synon rritjen e buxhetit për subvencione komunale gjatë vitit të ardhshëm, nga 400 mijë euro sa është aktualisht në 600 mijë euro. Ky fond pritet të mbështesë OJQ-të, bursat studentore, fermerët dhe qytetarët që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore.   Nga thirrja publike në fushën e Kulturës dhe Sportit, subvencione kanë përfituar 12 OJQ:   Klubi i Kuajve “Opoja” – 14,000€   Shkolla e Futbollit “FC DRAGASH” – 6,000€   Shkolla e Futbollit “AROMA” – 6,000€   Klubi i Futbollit “OPOJA” – 30,000€   Klubi E-Sport “SHARRI” – 5,000€   Klubi i Skitarisë “ARXHENA” – 2,500€   Klubi i Motoristëve “ENDURO SHARRI” – 7,500€   Klubi i Çiklizmit “OPOJA” – 1,500€   Klubi i Basketbollit “SHARRI” – 1,000€   Klubi i Shahut “OPOJA” – 3,500€   ShKA “BRESANA” – 11,000€   OJQ “KROI I MACES” – 3,500€     Ndërkohë, në procedurë vlerësimi mbeten edhe aplikimet në kuadër të thirrjes publike për organizimin e Ditëve të Mërgatës dhe Festivalit Ballkanik “OPOJA VALLËZON”.   Kryetari Xheladini u ka uruar suksese organizatave përfituese në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të tyre. width= width= width= width= width= width= width= width= /Dragash Info/