Anëtarja e re e VV-së në punimin shkencor krahasonte retorikën e Kurtit me atë të Vuçiqit
Anëtarja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, e prezantuar sot nga Albin Kurti si aderim i ri në VV, në një punim të saj shkencor kishte krahasuar retorikën politike të Kurtit me atë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Në studimin me titull “Discursive polarization in the construction of contested statehood: positive self and negative other in the Kosovo–Serbia conflict”, Çerkini analizon diskursin politik në raportet Kosovë–Serbi dhe thekson se Kurti dhe Vuçiq përdorin “regjistër të ngjashëm populist dhe moral”, duke gjetur ngjashmëri në mënyrën e komunikimit politik dhe emocional.
Sipas punimit, të dy liderët përdorin narrativa të ngjashme për vetëparaqitje pozitive dhe paraqitje negative të palës tjetër, ndërsa analiza sasiore tregon përputhje të lartë në shprehjet emocionale të përdorura në diskursin publik. — Dragash Info