Qendrore
Abelard Tahiri tërhiqet nga gara për deputet, mbështet Bedri Hamzën dhe PDK-në
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Përmes një postimi publik, Tahiri bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin politik pranë kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke mbështetur Partia Demokratike e Kosovës në fushatën zgjedhore. Ai theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, duke falënderuar votuesit dhe përkrahësit për besimin ndër vite. — Dragash Info